“Nuk ka kthim pas, e urrej jetën e mëparshme”/ Shkëndije Muja “kthen faqe” i dedikohet totalisht besimit në Zot

15/09/2020 18:24

Kanë kaluar disa muaj nga koha kur këngëtarja Shkëndije Muja u shfaq në emisionin “Shqipëria Live” dhe lajmëroi një ndryshim radikal të jetës së saj.

Ajo ka hequr dorë përfundimisht nga fotot provokuese dhe tashmë është e mbuluar me hixhab (shami) dhe i është dedikuar Zotit. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Shkëndija rikonfirmoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga jeta e mëparshme. Për këtë ajo thotë se ndihet shumë mirë dhe është tejet e lumtur. E pyetur nga Bieta nëse Shkëndija ka hequr dorë nga videoklipet, ajo u shpreh se jo, por mesazhi do të jetë i ndryshëm nga më parë, do të jetë më realist.

Në Zvicër, vend që jeton prej kohësh, Shkëndija po merret me trajtimin e pacientëve të sëmurë mendorë. Ndërsa afrimin me Zotin, këngëtarja e shikon si zgjedhjen më të mirë në jetën e saj.

“Nuk kisha vullnet te shkoja më tutje, kisha momente kur stepesh dhe ndalesh, nuk e sheh veten që ti nuk mund të rifillosh një jetë si më para dhe mashtron veten. Unë doja të kisha besimin në Zot dhe të marr fuqinë prej krijuesit dhe jo nga tableta apo gjëra të tjera. Dashuria që kam filluar këtë kohë për Zotin është kjo që tani kur jam vetëm nuk ndihem vetëm, mjafton që t’i drejtohem me një lutje dhe Zoti ta heq këtë vështirësi. Duke iu përkushtuar ndaj fesë ndjen lehtësim dhe nuk je vetëm”, tha këngëtarja.
E pyetur nga Bieta për jetën e mëparshme të saj, Shkëndija u përgjigj:

“Unë mendoj që kam qenë në iluzion, kam mashtruar vetveten. Në jetën private kur poston diçka, lufton me vetveten, por shumica i fshehin. Për të kaluar çdo sfidë është lidhja me krijuesin, gjënë shpirtërore e kam mirë, kam bërë namaz por s’ka qenë efektive sa duhet. Mami im nuk është këtu më dhe është fakt. Jo vetëm nëna ime ka dhe shumë të tjerë në këtë situatë. Unë mendoj se feja islame i ka disa parime dhe varet se si i aplikon. Kam shkuar në det kam bërë poza dhe kam bërë namaz, por kjo nuk ka qenë efektive. Unë mendoj që nuk duhet t’i jap llogari askujt me jetën time. Jam penduar për kohën, për kënaqësinë që ndjej kur jam me Zotin, higjienën e pastërtisë shpirtërore. Kam shumë kolege dhe njerëz që akoma jetojnë në mënyrën që unë kam jetuar dhe tani ndjej keqardhje për to.

Është një perde në zemrën tënde dhe t’i nuk ke qasje për të. Do të ketë vidioklipe, por jo siç e kam bërë më parë, me mesazhe të tjera, me mesazhe realiteti. Në jetën e mëparshme nuk ka më kthim pas. Unë e urrej atë jetë”.
Deri më tani nuk ka asnjë mashkull në jetën e këngëtares, por kusht në përzgjedhjen e saj në të ardhmen do të jetë namazi dhe besimi në Zot.

“Është herët për të fol sepse s’ka ardhur ende momenti, kur të ketë do të lajmëroj. Duhet të jetë besimtar. Nuk i përkushtohet namazit, s’bëhet fjalë. Unë ndihem vetvetja, në shumicën e kohës i përkushtohem studimeve. Bëj ushtrime, krahas punoj dhe ndihem shumë mirë. Punoj me pacientë që kanë probleme mendore, kaloj shumë kohë me ta. Paguhem me orë dhe bëj një seleksionim të pacientëve që zgjedh”, u shpreh këngëtarja.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel