Pothuajse një vit pasi Prokuroria shpalli pretencën për Arbër Çekajn, është zhbllokuar procesi i gjykimit të tij. Seanca ku duhej të kryhej mbrojtja u hap sot dhe gjykata e dënoi atë me 21 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai do vuajë vetëm 14 vite burg.

Ndërsa bashkëpunëtorët e tij do të vuajnë përkatësisht: Donaldo Lushaj 10.8 vite burg (menaxheri i kompanisë), Armando Pezaku 8.8 (shoferi) Edhe dënimi i këtyre të fundit është me aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Kujtojmë se Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge ai është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë.

Ndërkohë sot avokati i Cekajt, Maks Haxhia i kërkoi Gjykatës të shpallë të pafajshëm klientin e tij.

Ai kundërshtoi provat e Prokurorisë. “Pse nuk e keni lënë deri në fund. Kamerat i kishte dhe t’i linit deri në fund” mësohet të jetë shprehur Haxhia. “Janë të tjerë autorë por prokuroria nuk ka dashur të zbulohen” ka shtuar më pas Haxhia.

“Aty nuk është gjetur asnjë mjet që do shërbente për hapjen e kontenierit” ka shtuar më tej avokati.

Top Channel