Pas debatit me të dashurin, balerina 22-vjeçare hidhet nga ballkoni i katit të tetë dhe… (FOTO)

14/09/2020 19:10

Një balerinë në Australi, ka rënë “pre” e dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj, e në debat e sipër është hedhur nga ballkoni i katit të tetë, duke përfunduar me qafë e shpinë të thyer.

Balerina Georgina Brodrick, 22 vjeçe, prej kohësh nuk po kalonte momente të mira me të dashurin dhe një debat me të shkoi më keq nga se pritej. Ajo i telefonoi babait që t’i vinte në ndihmë, por vonesa e tij e tmerroi shumë të renë, e cila zgjodhi që për t’i shpëtuar dhunës të hidhej nga kati i tetë i apartamentit të saj.

Pas aksidentit Georgina u dërgua menjëherë në spital dhe u fut në gjendje kome. Mjekët lajmëruan të afërmit se shanset që ajo të shpëtonte ishin fare të pakta. Megjithatë, 22-vjeçarja arriti të “mposhte” vdekjen, por pjesën tjetër të jetës është e detyruar ta kalojë duke qëndruar në një karrige me rrota.

“Mjekët mendojnë se është një mrekulli që unë kam shpëtuar, të paktën pa ndonjë dëmtim të trurit. Familja gjithmonë më paralajmëronte që të ndahesha nga ish i dashuri. Ai gjithmonë mendonte se familja ndikonte në marrëdhënien tonë, gjë e cila u bënte dhe shkaku i debateve tona. Ai më shpjegonte se ishte personi i vetëm që më donte, por realiteti ishte komplet ndryshe”, tregoi për mediat vendase Gerogina.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel