Binjakët lindën të infektuar me Covid/ E ëma e të vegjëlve rrëfen momentet e tmerrit (foto)

14/09/2020 16:35

Prindërit e dy binjakëve të lindur me COVID-19, kanë treguar të gjithë frikën që kanë përjetuar në ato kohë.

Sarah Curtis, 32-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Aron, nga Cumbria e Britanisë së Madhe, janë shprehur për mediat vendase se janë tronditur shumë kur mësuan se të vegjlit e tyre ishin të infektuar me virusin vrasës.

E gjitha nisi disa ditë para lindjes së tyre, kur analizat rutinë të paralindjes dolën në përfundimin se Sarah, ishte e infektuar me koronavirusin e ri.

Më pas, e reja u detyrua që edhe në ato kushte të sillte në jetë fëmijët dhe t’ia transmetonte virusin. Për të mos mjaftuar kjo, Sarah ka kaluar një shtatzëni jo shumë të shëndetshme. Ajo u prek nga një sindromë e rrallë dhe si rrjedhojë nuk mund të furnizonte me sasi të barabarta ushqimi dy fëmijët. Megjithatë kur kanë kaluar pak muaj nga lindja, fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.

“Kam kaluar një shtatzëni tepër të vështirë. Mjekët më thanë që duhet t’i nënshtrohesha një ndërhyrje në lazer për të shpëtuar vetëm një nga dy fëmijët. Por kur më thanë disa ditë para lindjes, se unë isha e infektuar me koronavirus, m’u duk sikur ‘bota’ m’u kthye përmbys. Fatmirësisht fëmijët arritën që të shëroheshin dhe të jenë tepër të shëndetshëm.

Ishte një mrekulli dhe për këtë falenderoj Zotin”, u shpreh Sarah.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel