Përkthimi një profesion fort interesant ky, që është sa i magjishëm, tërheqës po aq dhe i vështirë, të mahnit me misteret artistike që fshihen në labirintet e tij. Ciceroni që kish përkthyer veprat e Platonit dhe Demostenit, pati përdorur fjalën “interpres”, në kuptimin “përkthyes”. Po cfarë është… të jesh një përkthyes?
Petrit Ymeri (Dr. Sh. B. Dituria): Duhet të jesh një njeri që di shumë mirë gjuhën shqipe dhe di shumë mirë gjuhën e huaj. Dhe është shumë mirë që të kesh një gjuhë ose dy gjuhë të tjera se shpesh herë ndodhin sfida të tilla që ti kërkon të shohësh si e ka përkthyer … përkthyesi i anglishtes, i frengjishtes..
Diana Kastrati (përkthyese): …Janë gati njohja e përkryer e gjuhës amtare dhe e gjuhës që po përkthen dhe ndjeshmëri shumë të forta artistike…
Por a është e mundur vallë që dikush që e zotëron mirë një gjuhë të huaj, të jetë përkthyes i prozës artistike? Cfarë po ndodh kështu me përkthyesit e sotëm? Cfarë profesioni kanë ata në të vërtetë? A kanë kritere botuesit në përzgjedhjen e tyre?
Piro Misha (Dr. i Bibliotekës Kombëtare): …mund të ndodhë që dhe kryevepra të letërsisë botërore kanë ardhur të përkthyera në një mënyrë të tmershme të cilat digjen përfundimisht.. sepse e merr një vepër psh, që është mjeshtri dhe margarita, psh që është një nga kryeveprat e letërsisë ruse dhe botërore dhe përpiqesh ta lexosh dhe të duket një vepër kot dhe të thotë pse ta lexoj këtë vepër, e lexoj në anglisht në frengjisht etj., aq më tepër që sot kemi një brez të ri, që lexon gjuhë të huaja. …
Diana Kastrati (përkthyese): …Unë mendoj se jemi në një grupim i madh që d.th. autor, shtëpi botuese, përkthyes, në rastin e letërsive të huaja dhe një kritikë e shëndetshme e përkthimeve dhe e letërsisë artistike… Unë mendoj se ka një mungesë shpesh herë, nga redaktimet ka redaktorë gjuhësorë, ka redaktorë letrarë.
Irena Nasi (përkthyese): Përkthimi nuk është shkencë ekzakte por unë mendoj se duhet të ketë një lloj serioziteti dhe përgjegjshmërie shumë të fortë .. janë raste shumë fatlume kur gjatë përkthimit të kemi mundësi të kemi kontakt personal me autorin. …Unë jam përqëndruar tani te letërsia austriake.. dhe them tani që këta janë autorë me shumë emër janë të rinj pas disa vitesh do futen te klasikët e Austrisë dhe mendoj se vërtet është masakër dhe duhet sinqeritet, profesionalizëm, sidomos te letërsia arstistike dhe nuk mendoj se në kuadrin e intelegjencës artificiale do mund të zëvendësohen burimet njerëzore dhe sidomos përkthyesi i letërsisë artistike, mendoj se është një profesion që nuk do gjej kurrë një zëvëndsim të faktorit njeri.
Pra siç dhe e vërejtëm, përgjigja për pyetjen tonë të mësipërme nëse cdokush që ka njohuri të një gjuhe të huaj, mund të përkthejë një prozë artistike, është “Jo”. Sepse dikush që të jetë përkthyes i mirë duhet të plotësojë disa kushte si dhe i dëgjuam prej ekspertëve. Dikur kishim një plejadë të shkëlqyer përkthyesish. Ku është zhdukur ajo tani?
Piro Misha: .. kemi pas një traditë mjaft të mirë që fillon nga Noli, u konsolidua dhe gjatë viteve të komunizmit kur në Shtëpinë Botuese sidomos në sektorin e përkthimit, morën pjesë disa nga intelektualët më të njohur të kohës duke filluar nga Mitrush Kuteli e me radhë, …..Plejada u shkri në mënyrë natyrale sepse disa prej tyre vdiqën disa prej tyre u morën me punë të tjera. problemi është struktura në atë kohë, kish struktra shumë profesionale që përkthimi kontrollohej redaktohej, korrektohej ishin disa hallka .. por që garantonin një përkthim shumë të saktë …. Ishin personalitete te jashtëzakonshëm në atë periudhë si Petro Zheji, Sotir Cacin, Bujar Dokon e shumë të tjerë me kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën kombëtare dhe gjuhën shqipe.
Po cfarë po ndodh tani? Cfarë e bën Shqipërinë të mos ketë një kritikë të mirë vecse elozhe për cdo libër, të vlerë dhe të pavlerë, që del në librari?
Diana Kastrati (përkthyese): Sepse kritikët nuk lindin njëlloj si artistët. As si përkthyesit dhe as si shkrimtarët.. kritikët janë shkalla më e lartë e nivelit të një elite intelektuale që operon në shkencat humanistike. . një kritikë do të ketë atë lloj formimi që të lejojë të bëjë gjykime mbi një gamë të gjerë njohurish dijenish, jo vetëm të letërsisë por dhe të shkencave të tjera..
Piro Misha: Në vitet ’90 ne kemi një coroditje.. u futën në botime lloj -lloj njerëzish, u bë një komercializim ekstrem ajo që synohej në radhë të parë ishte paraja. Kështu bashkë me këtë traditë u zhduk dhe kritika ndaj përkthimeve sepse dhe në shtyp nuk ka pasur kritika që të stigmatizohet në sytë e opinionit publik. Kriteri i vetëm është penalizimi i atij botuesi që merr të rinj merr njerëz pa përvojë. Oscar Wilde është përkthyer në një mënyrë skandaloze, një gjimnazist futet dhe përkthen një roman.. “Portreti i Dorian Grejit”. Ka shumë shkrimtarë që janë djegur në Shqipëri për këtë punë… Tani është momenti të diksutojmë seriozisht këtë që është hallka më e dobët…
Përkthyesit, këta kuaj postarë të qytetërimit që prej kohës së ndërtimit të Kullës së Babilonisë ishin të nevojshëm për njerëzimin për të kuptuar njëri-tjetrin teksa komunikonim. Por cfarë do bëjmë? Mos do duhet të durojmë ende të lexojmë një Balzak të masakruar tej e tej nga c’jemi rritur? A kemi mundësi t’i ripërkthejmë këto vepra dhe nëse po!! kush do duhet t’i kontrollojë përkthyesit nëse janë profesionistë, amatorë apo studentë? Kush do duhet t’u thotë “Ndal” botuesve, në mos për respekt të shijes sime letrare të vrarë por dhe të një brezi të tërë, të paktën për kujtim të jetës dhe veprës frymëzuese të tyre?
Petrit Ymeri: Sa i takon ripërkthimeve unë jam shumë dakord që vepra të shquara, autorë të shquar të përkthyer mirë në kohën e vet është sh e drejtë që ato të përkthehen në ditët tona sepse gjuha është pasuruar një vepër që është përkthyer 50 vjet para 60 vjet para patjetër duhet ripërkthyer.
Piro Misha: Ministria e Kulturës që financon përkthimet duhet të ketë një mundësi që t’i kontrollojë përkthimet që kjo të jetë një nga kriteret e rëndësishme formalisht është… praktikisht, nuk e di sa bëhet.
Alda Bardhyli (Drejtore e QKLL): Përkthimi ashtu si gjithë disiplinat e tjera ka nevojë për tu certifikuar. Pikërisht duke parë situatën në vend, Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, është duke ndërtuar strategjinë për të krijuar atë që do të ishte një lloj rregullatori … që është krijimi i urdhrit të përkthyesve, i cili do të jetë pranë QKLL me përfaqsues të fushës së përkthimit. …por do të kthejë një plejadë që i ka munguar këto vite Shqipërisë, një plejadë që na kujton përkthimet e mira të Balzakut, të Hygoit, të Dostojevskit të Tolstoit të viteve ‘60 kur ishte koha më e artë në historinë e përkthimit shqiptar.
Botimi i një vepre të përkthyer, është gjithnjë një kombinim përgjegjësish. Prandaj edhe vëzhgimi ynë i kësaj here mbi përkthimet shkon si një akt-akuzë për të gjithë ata aktorë të papërgjegjshëm të industrisë së librit, të cilët e mundësuan këtë katastrofë.. për gati 30 vjet.
Top Channel