Pikërisht në këtë moment, ekziston një pjesë e gjerë toke e lirë nga koronavirusi, ku njerëzit mund të enden pa maska dhe ta shikojnë pandeminë në zhvillim e sipër nga mijëra kilometra distancë.
Bëhet fjalë për Antarktidën, të vetmin kontinent pa Covid-19. Tani, afro 1 mijë shkencëtarë dhe të tjerë, që kanë kaluar dimrin atje, po e shohin diellin për të parën herë në javë apo muaj, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të garantuar që kolegët e pritshëm të mos e sjellin virusin me vete.
Në një stacion kërkimor britanik, Rob Taylor thotë se ndjehet i sigurt në flluskën e tyre të vogël. Në ditët para koronavirusit, izolimi i gjatë, mbështetja tej vetja dhe pesha psikologjike, ishin normë për ekipet në Antarktidë ndërkohë që pjesa tjetër e botës e shikonte jetën e tyre si shumë ekstreme. Por tani, kohët duket kanë ndryshuar.
Në përgjithësi – thotë Taylor, liritë që ne mund të përballojmë janë më të gjera se ato të njerëzve në Britani në kulmin e izolimit. Ne mund të bëjmë ski, të shoqërohemi me njëri tjetrin normalisht, të përdorim palestrën, gjithçka tjetër. Lidhjet e mira të internetit kanë bërë që ata ta ndjekin me vëmendje pandeminë që zgjerohej në të gjithë pjesën tjetër të planetit.
Deri këtë vit, bisedat me kolegët e pritshëm fokusoheshin tek përgatitja e të rinjve. Tani, këshillat shkojnë nga të dyja anët…Ndërkohë që të rinjtë mbërrijnë, të vjetrit përgatiten të kthehen dhe me sinqeritet thonë…duket sikur po shkojmë në një planet tjetër…
Top Channel