Nga ora 06:00 e ditës së sotme, të gjithë shtetasit e huaj që kanë një test negativ të koronavirusit (PCR) jo më herët se 48 orë, mund të hyjnë në Bosnje-Hercegovinë, njoftoi policia kufitare e vendit të vogël ballkanik.
Sipas rregullave të reja, pa këtë test, mund të hyjnë vetëm ata që vijnë nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, si edhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre të mitur që janë shtetas të vendeve të tjera, nëse hyjnë në Bosnje direkt nga vendet e origjinës, raporton ATSh.
Po kështu, edhe ekuipazhet e aeroplanëve që kanë Bosnjen si destinacion përfundimtar.
Edhe transportuesit ndërkombëtarë mund të hyjnë pa provë nëse nuk qëndrojnë më shumë se 12 orë në Bosnje, diplomatët e akredituar si edhe ushtarakët që u përkasin komandave të NATO-s dhe Eufor-it.
Top Channel