“Është një absurd i madh! Deti aty është.”, ky është reagim i kryeministrit Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel lidhur me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon.
Sipas Ramës nuk ka asnjë lloj marrëveshje me Greqinë për detin, ndërsa për sa i përket zgjerimit, sipas Ramës është një e drejtë e shteteve sipas Konventës së Detit.
“O ka marrëveshje o ka 12 milje. Kjo është pjesë e konventës që i jep të drejtën çdo shteti të zgjerohet 12 milje në ujërat territoriale aty ku është e mundur. Ndërsa ku nuk është e mundur bëhen marrëveshje. Nëse Greqia do të zgjerohej, në raport me Shqipërinë nëse do zgjerohej kështu, do ta kishte bërë me kohë dhe s’kishte nevojë të bënte marrëveshje këtu me ne. Është e thjeshtë. Kryeministri i Greqisë ka qenë korrekt, ka përmendur një të drejtë të shtetit të tij që nuk i ka ujërat vetëm me Shqipërinë. Joni nuk mbaron në Konispol. Ka folur në kuvendin e Greqisë, dhe ka kërkuar miratimin e dy miratimeve me Egjiptin dhe Italinë. Ky është një absurditet i madh. Kjo marrëveshje vjen në qeveria në parlament në Presidencë. Kjo nuk është si kamion që kalonte në doganë kur ishte ai që ka dal të mbrojë detin. Nuk e di si ta shpjegoj se nuk ka mundësi reale. Se nuk ka si të jesh kryeministër e të shesësh detin. Veç po të jesh kaq i paaftë që e firmosë, Ilir, Saliu dhe Luli, Monika vetëm skuq peshk. Pasi bënë një marrëveshje që ra nga Gjykata Kushtetuese kanë dalë të mbrojnë detin. Po atje ne çuam një marrëveshje të firmosur dhe të vulosur. Këtu synohet të kapen tru- peshqit” tha Rama.
“Një marrëveshje akute. Nuk realizohet dot kjo marrëveshje se s’ke ku e çon. Marrëveshja që u rrëzua nga kushtetuesja nuk ka qen transparente. Negociatën e bën një grup negociator dhe referohet në pika funksionale dhe bihet dakord. Por bëhet transparente që më pas bie në dorë të medias dhe në dorë të ekspertëve. Dokumentet nuk ishin sekrete. Për një fjali të kryeministrit të Greqisë ngrihet një tym i madh. Ndërsa për një marrëveshje të tërë nuk u mor vesh fare. Si mund të ndash territore?”
Top Channel