Hetim për dosjet e “speciales”/ 4 mijë dosje të Gjykatës iu dhanë veteranëve të UÇK

10/09/2020 19:57

Kanë kaluar katër ditë që kur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, një person i paidentifikuar solli një pako me 4 mijë dosje që pretendojnë të jetë të Gjykatës Speciale, por Prokuroria e Shtetit ende nuk ka hapur rast për hetim.

Zyrtarë të kësaj organizate kanë bërë të ditur se prokurorët e shtetit janë paraqitur tek zyrat e tyre vetëm pak minuta pasi dosjet janë marrë nga hetuesit e Gjykatës Speciale, por nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për ta.

Përveç kësaj, Dhomat e Specializuar të Hagës nuk kanë konfirmuar autenticitetin e dokumenteve. E në OVL-në e UÇK-së që pretendojnë se ka rrjedhje të informacioneve, thonë se kjo flet mjaftueshëm për rolin e Gjykatës Speciale në gjykimin e pretendimeve për krime lufte të UCK-së.

Gjatë së hënës, kjo organizatë bëri publike përmes një konference dokumentet duke pretenduar se në to ka pasur emra dhe adresa të dëshmitarëve, dhe personave të tjerë me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Speciales.

Por, shoqëria civile ka bërë apel për mos publikim të dokumenteve duke thënë se vë në rrezik të drejtpërdrejtë të gjithë personat që në çfarëdo forme mund të jetë të përfshirë në proces.

Alberta Hashani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA