Një prift ortodoks ukrainas që fajësonte homoseksualët për pandeminë e koronavirusit është sëmurur dhe vetë me mikrobin vrasës.
Patriarku Filaret, 91 vjeç, lider i kishës ukrainase është shtruar në spital me koronavirus, njoftoi rrjeti 112.international duke shtuar se ai është me pneumoni por në gjendje të stabilizuar.
Në mars patriarku u kritikua për komentet se koronavirusi është “dënimi i Zotit” për martesat e të njëjtit seks.
Ai kishte thënë në mediat ukrainase: “Koronavirusi është dënimi i Zotit për mëkatet e njeriut, për valën e mëkateve të njerëzimit. Të parën për këtë dua të përmend martesat e të njëjtit seks”.
Lideri fetar i ndjekur nga rreth 15 milionë njerëz prej popullatës 41.9 milionë të Ukrainës, u bë i famshëm për distancimit e kishës ukrainase nga ajo ortodokse ruse.
Për këtë Filaret u zhvesh nga titujt e marra prej klerit rus.
Grupet LGBT+ e paditën atë për komentet duke thënë se opinione të tilla nuk kanë më vend në Ukrainë.
Por Patriarkata reagoi me një tjetër koment: “Meqënëse kreu i kishës është një burrë, Partiarku ka lirinë të shprehë mendimin e tij, i cili do bazohet te morali. Partiarkata ka të drejtë të kontestojë pretendimet që abuzojnë paragjykimet gjyqësore dhe vlerat tradicionale familjare të Ukrainës”.
Top Channel