Në një moment kur me fillimin e vjeshtës pritet një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kalifornia vazhdon luftën me zjarret.
Sipas raportimeve mediatike, vatrat e zjarrit janë të përhapura në të gjithë shtetin dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e vatrave më të mëdha.
Departamenti i Shtetit për Pyjet dhe Mbrojtjen nga zjarri tha se mbi 2 milion hektarë janë djegur nga zjarret, një sipërfaqe kjo më e madhe se shteti i Delaware. Mësohet se kjo është edhe sipërfaqja më e madhe e madhe e djegur në historinë e Kalifornisë.
Në përhapjen e zjarrit kanë ndikuar edhe kushtet atmostefrike në SHBA, ku Kalifornia aktualisht po përballet më një valë të nxehti. Të dielën në Los Angeles u raportua temperatura më e lartë në historinë e vendit, ku termometri shënoi 49.4 gradë Celsius.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka dhënë alarmin se në ditët në vijim priten erëra të forta, të cilat do të sillnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Top Channel