Cheng Lei; Kina ndalon gazetaren australiane si “rrezik i sigurisë kombëtare”

08/09/2020 18:44

Një gazetare australiane me origjinë kineze është ndaluar prej disa javësh në Kinë për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha sot Pekini.

Cheng Lei, prezantuese e rrjetit China Global Television Network (CGTN) në gjuhën angleze është ndaluar nga Pekini për “aktivitet kriminal që rrezikon sigurinë kombëtare të Kinës”.

Gazetarja e rrjetit australian pro-perëndimor të fokusuar mbi Kinën, është ndaluar që prej 14 gushtit. Zhvillimi erdhi pasi dy gazetarët e fundit të rrjetit aistralian që punonin në Kinë u kthyen në Sidney.

Marrëdhëniet mes Australisë e Kinës janë përkeqësuar muajt e fundit, sidomos pasi Canberra zyrtare mbështeti propozimin e SHBA për hetim të origjinës kineze të pandemisë së koronavirusit.

Gazetarja australiane e bazuar në Pekin u zhduk nga televizioni endërpreu kontaktet me miqtë para një muaji dhe autoritetet thanë se po mbahej në ‘mbikqyrje rezidenciale’ në një vendndodhje të panjoftuar.

Asokohe nuk u përmendën motive por tani zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se është ndaluar për arsye të sigurisë kombëtare.

FOTO GALERI
3/3
Rrjetit australian pro-perëndimor i fokusuar mbi Kinën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA