Taulant Balla në Top Talk. Do pyesim popullin për ndryshimet në qeveri. Nuk merremi me thashetheme

07/09/2020 17:23

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

Balla ka folur nëse priten ndryshime në qeveri, duke thënë se për këtë do të ketë një komunikim me qytetarët dhe me anëtarët e Partisë Socialiste për të vlerësuar performancën e çdo ministri apo deputeti.

“Dua t’ju them që ndryshimet në qeveri nuk vijnë si pasojë e fillimit të sesioneve parlamentare por kanë qenë një shprehje e përmirësimit të punës në një sektor të caktuar. Padyshim që ju jeni njohur me faktin që PS ka startuar dhe shumë shpejt do të kemi një dritare dhe një kanal komunkimi me qytetarët në njërin krah dhe komunikimin virtual me anëtarët e PS për të vlerësuar performancën e deputetëve dhe ministrave. Me qëllim që ekipi që do përfaqësojë PS, në zgjedhjet e 25 prillit të përfaqësojë vlerat më të mira dhe të jenë nga një proces konsultimi me anëtarësinë e partisë. Performanca do të vlerësohet edhe e ministrave. Si kryetar i grupit parlamentar unë i vlerësojë. Ka vend për përmirësime. Krahasimi ynë bëhet me pritshmëritë e njerëzve. Në çdo sektor mund t’ju rendisja se cak është bërë.” tha  Balla.

“Padyshim që në zgjedhjet e 2017 ka marrë një rezultat të shkëlqyer në çdo pjesë territori dhe ekipet kanë bërë një punë shumë te mirë. Ne do të pyesim popullin për performancën e çdo ministri apo deputeti.” ka shtuar Balla.

A do ti hapni listat 100%?

“Opozita ishte kundër hapjes së listave, por ku pa iniciativën dhe këmbënguljen atëherë u bindën. Thirrja ime është të mos harxhojnë frymë kot për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Për të formalizuar edhe në kod zgjedhor për të gjetur modelin më të mirë. Nuk është nevoja të shpikim rrotën. Të gjejmë modelin nga  vendet që kanë lista të hapura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA