Soreca poston fotot, me pushime në veri të Shqipërisë: Përvojë e mahnitshme

06/09/2020 22:41

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zgjedhur veriun e vendit për të kaluar disa ditë pushime.

Në Twitter, Soreca poston foto nga ngjitja në malet e bukur shqiptare, ndërsa shkruan se pamja e tyre është dramatike.

Ai ka bërë ngjitje në Lepushe, në Majën e Vajushës, ndërsa ka bërë foto në majë të malit, me flamurin shqiptar në duar.

“Hiking në Lepushe ju çon në zemër të Alpeve Shqiptare! Ne u ngjitëm në Maja e Vajushes në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në të dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan Soreca.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA