Maqedonia e Veriut/ Tre viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
06/09/2020 17:30
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, nga 997 teste të kryera 92 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar tre viktima dhe 86 pacientë të shëruar.
Personat e infektuar vijnë nga Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.
Ndërkohë pacientët që kanë ndërruar jetë një nga Gostivari i moshës 41 vjeçe, një nga Dibra 63 vjeç dhe një nga Resnja-35 vjeç.
Top Channel