Kjo është një kurë e vjetër natyrale, e njohur gjerësisht për të mirat që i sjell gjithë organizmit e në veçanti shkrirjes së dhjamit të tepërt në trup.
Përgatitja e kësaj kure është shumë e thjeshtë veçse kërkon pak durim pasi zgjat 30 ditë.
Më pas ajo ndërpritet për një periudhë 1 apo 2 mujore e më pas mund të niset sërish për një tjetër periudhë 30 ditore e kështu me radhë.
Ndonëse njihet për shkrirjen e yndyrave të tepërta, përfitimet e saj shëndetësore janë të gjithanëshme për gjithë organizmin.
Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell mënyrën si ta përgatisni dhe përdorni si dhe përfitimet që gjithë organizmi merr prej saj.
Uji i qepës është i pasur me vitaminë C, vitaminë B6, acid folik ashtu si edhe kalcium, magnez, hekur, fosfor etj. Të gjitha këto vitamina dhe minerale përmes qepës mund t’i konsumoni në një gotë të vetme.
Uji i Qepës – Si Ta Përgatisni dhe Përdorni
Ju duhet një kokërr qepë, të cilën në mbrëmje duhet ta qëroni nga lëkura, ta ndani në katër pjesë dhe të katërta pjesët duhet t’i vendosni në një enë me 250 ml ujë.
Lëreni në temperaturë ambjenti përgjatë gjithë natës dhe pijeni të nesërmen esëll në mëngjes pasi t’i keni hequr pjesët e qepës, pra duhet të konsumoni vetëm lëngun dhe më pas mund të vijoni të konsumoni mëngjesin.
Këtë proces duhet ta bëni çdo ditë për 30 ditë.
Uji i qepës jo vetëm që do ushqejë organizmin me vitamina dhe minerale por njëkohësisht do të nisë gradualisht të shkrijë dhjamin dhe yndyrnat e tjera në trup.
Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Qepës
Krahas shkrirjes së dhjamit, kjo kurë ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore.
Përmirëson Tretjen dhe Forcon Zemrën
Uji i qepës përmirëson tretjen falë sasisë së fibrave që ka. Gjithashtu uji i qepës ndihmon në shëndetin e zemrës duke ndikuar në reduktimin e kolesterolit ndërsa parandalon akumulimin e yndyrnave të patretshme në aortë.
Nxit Rritjen e Flokëve dhe Redukton Zbokthin
Uji i qepës është i jashtëzakonshëm për shëndetin e flokëve. Falë përmbajtjes së sulfurit, i cili është një nga ushqyesit më të domosdoshëm për flokët.
AgroWeb.org ju këshillon të aplikoni ujin e qepës tek flokët dhe skalpi i kokës dy herë në javë për dy muaj dhe do të shihni rezultatin tek rritja e flokëve dhe shëndeti i tyre.
Ajo ndihmon gjithashtu në largimin dhe parandalimin e zbokthit.
Për këtë problem mjafton që me pak pambuk të lyer me ujin e qepës të lyeni gjithë skalpin e kokës, ta mbani për 10 minuta duke e masazhuar e më pas mbulojeni pjesën e flokëve dhe skalpit me një peshqir dhe mbajeni edhe për 20 minuta.
Më pas, shpëlajeni kokën dhe lajeni me shampoo si zakonisht. /Agroweb.org/
Top Channel