Grupe protestuesish u mblodhën në kryeqytetin italian, Romë, për të ngritur zërin kundër përdorimit të maskës si mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Organizatorët përfshinin partinë e djathtë ekstreme Forza Nuova (FN), lëvizjen anti-vax dhe grupet civile që e mohojnë virusin, të cilat ankohen prej kohësh për për të gjitha masat paraprake të marra kundër Covid 19 nga qeveria italiane. Askush nga protestuesit në demonstratë nuk u pa të mbante maskë fytyre.

Me gati 1,700 raste të reja të shtunën, Italia ka konfirmuar gjithsej 276,338 infeksione. Shumica e rasteve të fundit kanë qenë të lidhura me vendet e njohura të pushimit, sidomos ato në ishullin e Sardenjës. Bilanci total I vdekjeve nga kjo sëmundje në Itali është mbi 35,500, ndonëse së fundi numri i jetëve të humbura ka rënë ndjeshëm.

“Unë nuk mendoj se ka pasur 35.000 vdekje nga Covid 19. Këto shifra janë komplet të sajuara. Realisht mund të kenë vdekur 2.000 apo 3.000, sepse deshën ata që të vdisnin”.

Të tjerë protestues argumentojnë se kjo situatë po dëmton të drejtat e tyre kushtetuese. Një pjesë nuk e mohojnë tërësisht ekzistencën e virusit, por këmbëngulin se ai nuk është aq vdekjeprurës sa thuhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA