Sipas renditjes së hartuar nga agjencia e pasurive të patundshme “Essential Living” , Parisi nuk është vetëm qyteti më romantik, por edhe më i gjelbri në Evropë.
Ekzistojnë disa faktorë që u morën parasysh për të hartuar Indeksin e Qyteteve të Gjelbërta, më i rëndësishmi ishte prania e parqeve dhe nivelet e ndotjes së ajrit.
Amsterdam Qyteti Holandez renditet i dyti për bollëkun e parqeve dhe hapësirave të gjelbërta. Gjithashtu njihet edhe për qëndrimin e tij ekologjik ndaj transportit dhe jetës së përditshme. Për vite me radhë ka inkurajuar banorët që të përdorin biçikleta, e si pasojë tre të katërtat e banorëve kanë një të tillë dhe e përdorin më shumë se makinën. Mbi 65% e udhëtimeve brenda qytetit janë me dy rrota. Amsterdami është gjithashtu i përkushtuar për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 40% deri në vitin 2025 krahasuar me shifrat e vitit 1990.
Top Channel