Abazoviç: Gati të punoj me Tiranën! Njerëzit e korruptuar të Milo Gjukanoviç kërkojnë destabilizim
06/09/2020 12:01
Dritan Abazoviç, ‘kingmakeri’ i bërjes së qeverisë së re në Malin e Zi, thotë se zgjedhjet e fundit parlamentare, e rritën në mënyrë të fortë imazhin e shqiptarëve.
Abazoviç thotë se ka marrë mesazhe urimi nga deputetët shqiptarë dhe është gati të bashkëpunojë me kryeministrin Rama dhe politikanët e tjerë shqiptarë.
Sipas Dritan Abazoviç, janë njerëzit e korruptuar të Milo Gjykanoviç që kërkojnë destabilizim të Malit të Zi.
I vendosur në qendër të diskutimeve politikë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç e pranon se është kërcënuar, por ai s’ka ndërmend të ndalet.
Top Channel