(Video)/ Reagimi i Vuçiçit kur Trump thotë se Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem

05/09/2020 20:57

Teksa ditën e djeshme, në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia firmosën marrëveshjen për normalizimin ekonomik, presidenti Donald Trump deklaroi se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke sqaruar se kjo është pikë e marrëveshjes.

Nisur nga reagimi i Vuçiçit, i cili menjëherë pas fjalës së Trump-it shfletos marrëveshjen, kthen kokën nga këshilltarët e tij dhe në fund prek flokët mbi ballë (gjuha e trupit krijon përshtypjen se ai është totalisht i surprizuar dhe në siklet) duket se kryeministri serb nuk ka pasur dijeni rreth këtij kushti.

Top Channel