Karteli i El Chapo-s kopjon taktikat e ISIS për vrasjet me dronë-bombë

05/09/2020 17:44

Karteli i drogës i liderit famëkeq El Chapo raportohet së fundmi se po përshtat dronët për kryerjet e vrasjeve teksa muajin e kaluar një grup i armatosur në qytetin Tepalcatepec zbuluan disa dronë të mbushur me eksploziv C4 dhe me zara.

Grupi militant i formuar për mbrojtjen e fermerëve nga kartelet e drogës, zbuloi armatimet e reja në një makinë të kartelit ‘Jalisco New Generation’.

Ky grup drejtohet nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, një ish-aleat i El Chapo, i cili vepron tashmë në 35 shtete meksikane dhe në Puerto Rico.

Karteli i El Chapos Sinaloa– i drejtuar tashmë nga ish-partneri Ismael “El Mayo” Zambada dhe dy djemtë e tij “Los Chapitos” raportohet se do të përdorë strategji të ngjashme për të shtuar arsenalin e tij.

Eksperti financiar amerikan Dr Robert J Bunker, tha: “Dronët në formë armatimi janë shumë të thjeshtë për t’u krijuar, kërkohet shumë më pak ekspertizë nga sa besohet. Ndërsa municioni për dronin, për kartelat është e thjeshtë të gjendet. Këto armatime të reja mund të përdoren për sulme preçizioni siç janë atentatet e mirë-përcaktuara. Municioni mund të lëshohet nga droni, siç ka bërë ISIS në Irak e Siri disa vite më parë. Kjo do i jepte kartelave të drogës një kapacitet minimal bombardimi”.

Në prill zyrtarët meksikanë të ligjit zbuluan përbërës për krijimin e dronëve të armatosur në qytetin e Puebla.

FOTO GALERI
2/5
Ekspertet thone se armatimi eshte shumë i thjeshtë për t’u krijuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA