Hoti: Kosova do të ketë mbështetje nga FMN dhe Banka Botërore

05/09/2020 20:45

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington, Gabriel Di Bella dhe pas dy jave, ministrja e Financave, Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Washington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme.

Hoti tha se orientimi i qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN-në për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale, si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik.

“Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujra, që janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.

Top Channel