Tragjedia në Gjermani/ 11 vjeçari i mbijetuar dëshmoi vrasjen me helm të pesë motrave e vëllezërve

04/09/2020 17:07

Nëna gjermane e dyshuar për vrasjen e pesë fëmijëve të saj, kishte ndaluar të shoqin të kryejë vetëvrasje në prill, thonin sot gazetat vendase.

E identifikuara si Christiane K. u përpoq t’i jepte fund jetës pasi ka vrarë me helm pesë fëmijët e saj nga një deri në tetë vjeç. Ajo u hodh në binaret e trenit por ka mbijetuar me plagë të rënda.

Sipas të përditshmes Bild, bashkëshorti i saj, baba i disa prej fëmijëve, tentoi të vriste veten në prill dhe policia erdhi në adresën e tyre në Solingen, por ndihma e tyre ishte refuzuar.

Fqinjët thonin sot se policia dhe shërbimet sociale kishin ardhur disa herë në shtëpi dhe babai ishte urdhëruar të dilte nga apartamenti.

I mbijetuari 11-vjeçar i fëmijëve është nën kujdesin e të afërmve pasi dëshmoi vdekjet e motrave e vëllezërve të tij.

Nëna e tij shkoi me tren me të në Duesseldorf dhe kur doli jashtë u hodh në binarë por ka mbijetuar me plagë të rënda, ndërsa Marcel shkoi në shtëpinë e gjyshes.

Pesë fëmijët e vdekur ishin tre vajza, një, dy e tre vjeçe, dhe dy djem gjashtë e tetë vjeç.

Policia ende nuk ka identifikuar viktimat por Bild thotë se vëllezërit tragjikë të Marcel quheshin Luca e Timo, kurse tre vajzat ishin Sophie, Leonie e Melina.

Nëna kishte kaluar kriza në të kaluarën por policia tha se është ende herët për të përcaktuar motivin e ngjarjes së rëndë.

Detektivët po presin tashmë rezultatet e toksikologjisë te fëmijët, të cilët nuk kishin plagë të dukshme.

11-vjeçari Marcel udhëtoi me nënën e tij drejt Duesseldorf dhe më pas kishte vazhduar vetëm për të gjyshja në Moenchengladbach. Nuk është e qartë nëse ai dëshmoi tentativën e vetëvasjes së nënës.

FOTO GALERI
1/7
Christiane K. me femijen e gjashte me te madh, 11 vjecarin Marcel

Top Channel