Pamjet shokuese kur polici britanik sulmon me ‘spraj’ djegës pasagjerin që refuzon të mbajë maskë në tren

04/09/2020 16:18

Kanë ndjellur zemërim sot në Britani pamjet dramatike kur një oficer policie sulmon me ‘spraj’ djegës një pasagjer treni që i reziston arrestit për refuzim të mbajtjes së maskës në tren.

Në pamje është regjistruar përleshja sa dramatike dhe qesharake mes policit dhe pasagjerit në linjën e brendshme të Liverpool, teksa ky i fundit argumenton se nuk mund të mbajë maskë prej një gjendjeje shëndetësore.

Në Angli pasagjerët e transportit publik janë të detyruar me ligj të mbajnë maskë ose të përballen me gjobë 100 paundë, me përjashtim të rasteve kur kanë gjendje të cilësuara mjekësore që i ndalon të mbajnë maskë.

Polici britanik i transportit vazhdon të insistojë që burri të vendosë maskë ose të dalë nga treni, por ai refuzon dhe polici tenton ta nxjerrë me forcë.

“Nuk mund të më prekësh, je i detyruar me ligj”, thotë pasagjeri. “Unë nuk jam i detyruar të mbaj maskë dhe ti nuk më sfidon dot për këtë, është kundër ligjit të më sfidosh për këtë”.

Por pas paralajmërimit të fundit oficeri i thotë: “Tani do të dalësh jashtë”.

Ai e kap pasagjerin nga krahu dhe ku i fundit nis të ulërasë: “Ore, kë kap ashtu ti?’

Oficeri ei përgjigjet: “Dil nga treni ose do të të mbyll brenda”.

Pas përleshjes oficeri nxjerr sprajin djegës dhe lëshon ndaj pasagjerit problmatik, i cili mbulon fytyrën. të tjerë pasagjerë protestojnë: “Ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Është i sëmurë, nuk mban maskë”, thonë pasagjerët.

Më pas të tjerë policë i vijnë atij në ndihmë dhe ndalojnë burrin kundërshtues. Pasagjerë të tjerë akuzojnë oficerët për dhunë dhe abuzim me detyrën.

Kur oficerët kanë ndaluar dhe prangosur burrin problemtik ai thërret me të madhe: “Kjo është arsyeja përse unë nuk mbaj maskë.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel