Kryeministri Hoti duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë

Pasditen e sotme në Uashington pritet të nënshkruhet një dokument nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, në një ceremoni ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ndërkohë shtëpinë e Bardhë ka mbërritur delegacioni si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe.

Gjatë javës ishte folur për mundësinë e takimit të Presidentit Trump me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, por nuk kishte pasur një konfirmim deri mbrëmjen e së enjtes.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhë dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel