Faqja pornografike “X-rated” ka tërhequr njerëz të famshëm, duke filluar që nga Bella Thorne e deri tek Cardi B, dhe që fitojnë miliona nëpërmjet saj.
Sipas “The Sun”, yjet, modelet dhe aktoret kanë postuar foto dhe video hot tek uebfaqja “OnlyFans” për disa para shtesë.
Ndjekësit e personazheve të famshëm duhet të paguajnë një tarifë mujore për të parë fotot dhe videot e tyre më të fundit, madje disa ofrojnë mundësinë edhe për të biseduar për një çmim shtesë.
Aktorja 22-vjeçare, Bella, kohët e fundit zbuloi se fitoi një shumë marramendëse prej 1.5 milion paundësh gjatë javës së parë si krijuese në këtë faqe, ku fansat paguan deri në 15 paund në muaj për të parë fotot dhe videot e saj.
Ndërkohë Katie Price, 42 vjeç, thuhet se është e gatshme të bëjë miliona edhe tani. Një burim i tha “The Sun”: “Katie ka parë sa para kanë bërë yjet e tjerë nga llogaritë e tyre në ‘OnlyFans’ dhe dëshiron të marrë pjesë.”
Kazinotë online kanë bërë një llogaritje se sa mund të fitojnë yjet nëpërmjet kësaj platforme. Dhe shifrat janë shokuese.
Këta janë disa nga personat që kanë fituar më shumë para:
Top Channel