Nga Kim Kardashian te Kylie Jenner, nënat që shpenzojnë miliona për veshjet e njëjta me fëmijët (FOTO)

03/09/2020 14:22

Personazhet e njohura të ekranit duket se kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale gjatë vitit 2020, pasi publikojnë fotografi ku shfaqen të veshura njësoj me fëmijët e tyre të vegjël.

Gjatë kësaj jave, Cardi B u bë mami e fundit që tregoi me krenari se kishte veshur të voglën e saj si vetja me një fustan të modës dhe shumë stil.

Ajo është një nga mamatë që bëjnë një gjë të tillë. Motrat Kardashian-Jenner kanë postuar në rrjetet e tyre sociale imazhe ku shfaqen me vogëlushet të veshura me të njëjtin fustan ose veshje.

Edhe pse janë ende shumë të vogla, ato duken që tani shumë stil dhe elegante. E gjithë kjo falë nënave të tyre, të cilat duket se nuk kursehen aspak kur është fjala për të bërë blerje për të vegjlit e tyre.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA