Një shatërvan oranmental në Verviers në lindje të Belgjikës, u zbulua se ruante prej më shumë se një shekulli një kuti me zemrën e kryebashkiakut të parë të vendit.

Organi i ruajtur në një kavanoz alkooli brenda sunduku prej zinku, u gjet gjatë punimeve të rinovimit të shatërvanit.

Objekti është vendosur tashmë më muzeumin e arteve të bukura. Kryebashkiaku Pierre David vdiq që vitin 1839, por shatërvani me emrin e tij u inaugurua vetëm në vitin 1883.

Në mbishkrimin e kutisë të metaltë thuhet: “Zemra e Pierre David është vendosur solemnisht në monument më 25 qershor 1883”.

Kreu i punëve publike të Verviers, Maxime Degey, tha: “Një legjendë urbane u bë realitet. Kutia u gjet në pjesën e sipërme të shatërvanit, në të djathtë të bustit të Pierre David”.

Kryebashkiaku Pierre David vdiq gjatë një rënieje aksidentale në 1839.

Autoritetet më pas nisën mbledhjen e fondeve për një monument në nder të tij dhe me miratimin e familjarëve kirurgët hoqën zemrën e tij që ajo të varrosej në monument.

Kryebashkiaku kishte shërbyer në vitet e trazuara 1800-1808, kur Belgjika sundohej nga Franca dhe po luftonte të krijonte shtetin e saj të pavarur.
Pavarësia e Belgjikës erdhi më në fund në 1830 pas një revolucioni kundër sundimit danez.

FOTO GALERI
3/6
Kutia u gjet në pjesën e sipërme të shatërvanit, në të djathtë të bustit të Pierre David

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA