Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot dhe nesër pritet të dëshmojë dëshmojë përpara Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 sic shpjegojnë raportet ne mediat vendase. Vetë kreu I Bashkimit Demokratik për Integrim e pohoi se e ka pranuar pa asnjë ngurrim kërkesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për të dëshmuar pastërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, ka deklaruar ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nga ana e saj nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë. Në muajin korrik, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e kohës së luftës dhe pas luftës u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Top Channel