Për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.021 vdekje, në Brazil 855 dhe në Meksikë 552.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 3.463.973, ndërsa me 1.021 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 62.550.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.648.999.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 43.412 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.804.803 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 119.504 me 855 vdekje të reja.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.976.796.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 552 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 63.146. Ndërkaq, me 5.824 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 585.738.
Deri më tani, në vend janë shëruar 404.667 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Top Channel