Himarë- Një 48-vjeçare është vënë në prangat e policisë së shtetit në fshatin Nivicë, Himarë, pasi dy ditë më parë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel