Ministrja e Mrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa foto nga Forcat Speciale shqiptare gjatë stërvitjes krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë nga Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjia, Letonia, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Ukraina në stërvitjen SaberJunction 20, në bazat ushtarake Grafenëoehr dhe Hohenfels në Gjermani.
Sipas Xhaçkës Forcat Speciale shqiptare treguan aftësitë e tyre më të mira krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë.
Postimi i Xhaçkës:
Forcat Speciale shqiptare ?? treguan aftësitë e tyre më të mira krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë nga Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjia, Letonia, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Ukraina në stërvitjen #SaberJunction 20, në bazat ushtarake #Grafenëoehr dhe #Hohenfels në Gjermani.
#NeJemiNATO
Top Channel