U rrëzua teksa priste një pemë, vdes punonjësi i bashkisë së Beratit

27/08/2020 17:23
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar ka humbur jetën paditen e sotme si pasoj e një aksidenti të ndodhur në momentin që ishte duke shkurtuar pemët që ndodhen në brigjet e Lumit Osum.  

Punonjësi i bashkisë nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Viktima është Shkëlqim Metkaj 46 vjeç nga fshati Kamçisht. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e rendit të cilët filluan hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.

Top Channel