Është vënë në pranga në Tiranë një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi austriake.

Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesionale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, te tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.

Top Channel