Ti Raporton/ Qytetari denoncon: Lushnjë, të gjitha mbeturinat e qytetit dhe fshatrave hidhen në ‘lagjen 18 tetori’

27/08/2020 23:54

Një qytetar nga Lushnja me anë të platformës “Ti Raporton” ka denoncuar problemin e mbetjeve urbane në qytetin e Lushnjës. Qytetari shpreh shqetësimin se të gjitha mbeturinat e qytetit dhe fshatrave hidhen gjatë natës në lagjen ’18 tetori’.

Ai shkruan banorët e lagjes janë ankuar në institucionet përkatëse por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje dhe se situata paraqitet shumë e rënduar.

“Mbeturinat e gjithë fshatrave rreth edhe qytetit vinë e i hedhin në lagjen 18 tetori. Jemi ankuar kudo po nuk do t’ja dijë njeri. Po jetojmë në një lagje ç’njerëzore po na sëmurin, me zor të jetosh pranë plehrave që na sjellin këto para shtëpisë”- shkruan qytetari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel