Një kongesmen demokrat amerikan nga Illinois po kritikohet në SHBA pasi sugjeroi se zotëruesit e armëve kanë organe të vogla gjenitale, teksa fliste në një lidhje me studentë të universitetit.
Sean Casten argumentonte se të gjithë ata që kërkojnë të zotërojnë një armë janë duke tentuar “të kompensojnë diçka” nëse nuk janë pjesë e formacioneve të stërvitura ushtarake.
“Nëse je një ‘konstitucionalist’, kur nuk je anëtar i grupeve të organizuara militante, më thoni përse dëshiron të zotërosh një armë? Të kesh organin gjenital të vogël nuk është arsye e mjaftueshme për të zotëruar armë”, tha me ironi Casten, i cili njihet si mbështetës i vjetër i kontrollit të armëve në SHBA.
Politikani ka dhënë mbështetjen e tij për një seri ligjesh në favor të kufizimit të mbajtjes së armëve të sulmit dhe ka mbështetur organizatën anti-armatime Everytown.
Por komentet e Casten e vunë atë nën zjarrin e dashamirësve të armëmbajtjes, të cilët e sulmuan me komente ofenduese.
Pati gjithashtu reagime politike teksa republikania Jeanne Ives, rivalja e Casten Illinois, e akuzoi për “qëndrim radikal” dhe për “terminologji ofenduese”, pasi sipas saj ai vinte në lojë “pronarët e ligjshëm të armëve të zjarrit duke i quajtur djem me organ të vogël gjenital”.
Top Channel