Ndroqi, pronat mbeten nën sekuestro/ Avokati: Do të bëjmë rekurs pas vendimit të Gjykatës së Posaçme

27/08/2020 11:25

Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi të lërë ne fuqi vendimin e shkallës se parë, për sekuestrimin e pronave dhe pasurive te biznesmenit Ylli Ndroqi.

Hetimi pasuror ndaj tij do të vazhdojë me pasuritë nën sekuestro. Duke iu referuar ligjit antimafia, Prokuroria e Posaçme ka gjashtë muaj kohë për te përgatitur dosjen dhe dorëzuar atë ne Gjykatë, për te nisur shqyrtimin ne themel.
Ndërkaq, një nga avokatët e Ndroqit, pas vendimit qe Gjykata dha mëngjesin e kësaj te enjteje u shprehën:

“Hetimi pasuror ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi nisi ne korrik te vitit te shkuar, pasi ky i fundit, sipas SPAK dyshohet se i ka vendosur pasuritë në fjalë me aktiviteti kriminal, pasi ka qenë i përfshirë në çështje droge”.

SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi sipas krahasimit të gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998, së bashku me gjashtë shtetas të tjerë si te implikuar në trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë te dhëna, njoftoi SPAK, se edhe në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge në mbyllje të operacionit të koduar “bakllava”. Për këtë theksohet më tej, ai u arrestua ne 2015 sipas një urdhri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Ndërkaq, më lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, aktivitetet e Ylli Ndroqit do të vazhdojnë të administrohen nga administratorë të njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara. /Andi Bora/

Top Channel