26/11 07:45
Ajo e nisi karrierën e saj si modele në vitin 1970, e më pas u kthye në një nga aktoret më të pëlqyera në botë.
Është fjala për Monica Bellucci-n e cila këtë të mërkurë është fotografuar teksa ishte e pranishme në festivalin “Spoleto 63 Festival of 2Worlds” në Spoleto, Itali.
55-vjeçarja ka pozuar nga një ballkon teksa shikonte nga skena e festivalit dhe para kishte pamjen e bukur të qytetit.
Monica shfaqet e gjitha e veshur me të zeza, ndërkohë mbante edhe një palë syze po të zeza. Si gjithmonë ajo duket në super formë dhe “çmend” të gjithë me bukurinë e saj.
Ikona e bukurisë italiane ishte pa të dashurin 36-vjeçar, Nicolas Lefebre, e të cilin thuhet se ka që në maj të vitit 2017 që janë bashkë.
Top Channel