Ministri gjerman, thirrje Moskës: Bashkohuni me BE-në për të zbardhur se çfarë ndodhi me Alexei Navalny

27/08/2020 13:01

“Rusia duhet të ndihmojë në hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me opozitarin Alexei Navalny, i cili po kurohet në një spital të Berlinit pas dyshimeve për helmim”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, mëngjesin e të enjtes përpara takimit me homologët e tij, ku do të vendoset për çfarë do të ndodhë në vijim.

“Ne presim që Rusia të bashkojë forcat me ne për të zbardhur çfarë ndodhi, por në momentet që flasim, duket se ata nuk e kanë ndërmend diçka të tillë”, tha Mass për televizionin ZDF.

“Ne si ministra të Punëve të Jashtme do të diskutojmë sot, se do të ishte më e thjeshtë për Moskën që t’i bashkohet hetimeve, përndryshe çështja do të mbesë e hapur dhe BE-së do t’i duhet të vendosë se si do të veprojë më pas”, shtoi Mass.

Lexoni edhe:

“Navalny u helmua”/ E vërtetojnë analizat e kreut të opozitës ruse në Gjermani

Top Channel