Merr fund arratia 7-vjeçare e shqiptarit/ Tentoi të vrasë me kallashnikov në Tiranë, kapet në Londër (EMRI)

27/08/2020 12:28

Ka marrë fund arratia 7-vjeçare e një shqiptari të dënuar në mungesë për tentativë vrasjeje në Tiranë, në vitin 2013.

Top Channel duke iu referuar portalit anglez “Essexnewsandinvestigations” raporton se pas një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar prej Interpol Tiranës, në Londër është arrestuar këtë të hënë Gramoz Tota 32 vjeç.

Ai ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve dhe do të qëndrojë në burg deri në vendimin final të ekstadimit.

# Ngjarja për të cilën është dënuar Tota

Në datën 26.07.2013 rreth orës 22:30 shërbimet policore janë njoftuar se ne vendin e quajtur Rruga “Shefqet Ndroqi” pranë Hotel “Klind” në Lagjen Sauk Tiranë ka ndodhur nje ngjarje kriminale.

Forcat e policisë me mbërritjen ne vendngjarje kane konstatuar se ne drejtim te shtetasit Albert Çelija është qëlluar me armë zjarri, i cili qarkullonte në atë rrugë me automjetin e tij. Si pasojë e goditjes është dëmtuar nga predhat e armës së zjarrit automjeti tip Mercerdez Benz “E Klass Evo”, me ngjyrë të zezë me targë Angleze ËK 06 VPO.

Gjatë hetimeve paraprake organi procedues ne date 04.12.2013 ka realizuar ballafaqimin mes te pandehurit Gramoz Tota dhe të dëmtuarit Albert Çelija, veprim për të cilin është mbajtur procesverbal përkatës i paraqitur në gjykim, nga përmbajtja e të cilit rezulton se i dëmtuari Albert Çelija i ka deklaruar te pandehurit se ishte pikërisht ai që e kishte qëlluar disa herë me armë zjarri automatik, ndërsa i pandehuri Gramoz Tota ka mohuar.

# Vendimi i Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2778 dt.21.07.2015 ka vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Gramoz Bajram Tota për kryerjen e veprës penale te “Vrasje me dashje” -mbetur në tentativë- dhe në baze të Nenit 76-22 te Kodit Penal e dënon atë me 8 (tetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Gramoz Bajram Tota për kryerjen e veprës penale te “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe ne baze te Nenit 278/4 të Kodit Penal (Ligji i Kohës), e dënon atë me 7 (shtate) vjet burgim.
– Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal mbi caktimin e një dënimi të vetëm për kryerjen e disa veprave penale i pandehuri Gramoz Bajram Tota dënohet me një dënim te vetëm përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Vuajtja e dënimit do te filloj nga data e ndalimit dt. 04.10.2013.

# Vendimi i Gjykatës së Apelit

Lënien në fuqi të vendimit nr.2787 dt.21.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket fajësisë së të pandehurit Gramoz Tota dhe kualifikimit ligjor të veprave penale.
Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket masave të dënimit.
Dënimin e te pandehurit Gramoz Tota për veprën penale te parashikuar nga neni 76-22 i K.Penal me 7(Shtate) vjet burgim.
Dënimin e te pandehurit Gramoz Tota për veprën penale te parashikuar nga neni 278/4 te K.Penal me 3(tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal i pandehuri Gramoz Tota dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet burgim.

Top Channel