Një konservacionist i njohur i botës së egër është vrarë nga dy luanesha të bardha 180-kilogramëshe që mbante në rezervatin e tij në Afrikën e Jugut.

68 vjeçari West Mathewson, u sulmua nga luaneshat e rritura pasi hapi portën e ndarjes së tyre për t’i nxjerrë në shëtitjen e mëngjesit.

Bashkëshortja e tij Gill, 65 vjeçe tentoi t’i tërhiqte vëmendjen kafsheve gjigande të quajtura Tanner e Demi, por ato i kishin shkaktuar atij plagë fatale.

Mathewson zotëronte një rezervat të njohur të botës së egër afrikane të quajtur ‘Lion Tree Top Lodge’, rreth 280 milje në perëndim të kryeqytetit Johannesburg.
Luaneshat e tij kishin vrarë më parë dhe një burrë që punonte në një tokë fqinje, pasi kishin thyer derën e zonës së tyre në 2017.

Mbesa e Mathewson tha për mediat se vdekja e Mathewson mund të kishte ardhur si rezultat i “lojës së ashpër” të burrit me kafshët e tij. “Shpresojmë ta mësojmë këtë pas autopsisë”, tha ajo.

“Duhet të kuptojmë se West nuk ishte më aq i ri sa besonte se ishte. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur por mes kishte lojra shumë të rrezikshme”.

Pas sulmit luaneshat u vunë në gjumë dhe u dërguan në një qendër për kafshët e rrezikuara, dhe pritet të lëshohen më vonë në botën e egër.

FOTO GALERI
1/4
Mathewson zotëronte një rezervat të njohur të botës së egër afrikane të quajtur ‘Lion Tree Top Lodge’

Top Channel