Një burrë i arrestuar për vrasjen e 36 vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, ka mohuar që krimi të jetë i organizuar. Kickboxeri Anis Fouad Hemissi dyshohet se ka vrarë Beqirin në prag të shtëpisë së tij dhjetorin e vitit të shkuar.

Flamuri, i cili ishte 36 vjeç u qëllua 10 herë para gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së vogël rreth orës 9:00 të 24 dhjetorit të vitit 2019.

Flamuri, i cili njihej edhe si Alex, kishte jetuar në Londër për rreth pesë vjet para se të ekzekutohej. Ai ishte martuar me bashkëshorten në vitin 2018 dhe është vëllai i modeles Misse Beqiri.

Hemissi u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës më 20 janar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Scotland Yard dhe më pas kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë të enjte ai u paraqit në gjykatë për një seancë dëgjimore përmes lidhjes video nga burgu “Belmarsh”. Hemissi mohon akuzat për vrasje dhe mbajtjen e një arme zjarri të ndaluar, shkruan “Mirror”.

Gjykatësi Sarah Munro vendosi një gjykim deri në tre javë, proces i cili do të zhvillohet para një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga 12 korriku i vitit 2021.

Flamuri, i cili lindi në Shqipëri përpara se të transferohej në Suedi, ishte bashkëthemelues i një kompanie si dhe drejtori një firmë të quajtur Fantabolous Music.

Top Channel