Koreja e Jugut regjistroi 441 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo është shifra më e lartë në një ditë të vetme qysh më 7 mars.
Prej këtyre rasteve, 313 u regjistruan vetëm në kryeqytetin Seul, tha Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut.
Mbi 900 rastet aktuale në këtë vend lidhen me një vatër pranë kishës Sarang-jeil në Seul.
Më herët, Koreja e Jugut është lavdëruar për kontrollimin efektiv të përhapjes së koronavirusit, kryesisht përmes testimit masiv dhe gjurmimit të kontakteve.
Sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka prekur mbi 24 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 826,000 kanë humbur jetën dhe mbi 15.8 milionë janë shëruar.
Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja, me mbi 5.8 milionë të infektuar dhe me afro 180,000 viktima.
Top Channel