‘I fiksuar’ pas portofolave, arrestohet hajduti 54-vjeçar në Tiranë

27/08/2020 17:17

Tiranë- Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për vjedhje të shumta.

Sipas policisë i arrestuari është Gj. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar  4 herë më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë nr. 2, operacioni policor i koduar “Portofolat”.

Kapet dhe ndalohet një 54-vjeçar me precedent penal të mëparshëm, i dënuar katër herë për vjedhje.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve me forcë të portofolave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, siguruan prova ligjore për autorësinë e disa vjedhjeve me forcë të portofolave.

Bazuar mbi provat e siguruara dhe lokalizimit të vendndodhjes së autorit të dyshuar, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Portofolat”, në kudër të të cilit u kap dhe u ndalua  shtetasi Gj. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar  4 herë më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve të disa portofolave konkretisht:

  • Më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S.
  • Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M.
  • Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G.
  • Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme  për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel