Dy persona janë vënë nën pranga në Devoll të Korçës për dhunë në familje.

Polici bëri të mundur arrestimin e të shpallur në kërkim më herët, Xh. Sh., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 23.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M. Xh., ndaj vajzës 19-vjeçare, si edhe ndaj djalit të tij 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Qarku Korçë

Ushtruan dhunë në familje, vihen në prangat e Policisë dy shtetas në Devoll dhe Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. Sh., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 23.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

—————-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Xh., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M. Xh., ndaj vajzës 19-vjeçare, si edhe ndaj djalit të tij 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel