Dasmë në kohë pandemie, gjobë dhe mbyllje aktiviteti për 6 muaj pronarit në Krujë

27/08/2020 10:39

Policia e Durrësit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e një subjekti në Krujë.

Pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me aktin normativ, është ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë dhe mbyllje të aktivitetit, për një periudhë 6 mujore, pronari i një subjekti në Krujë.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Top Channel