Policia gjeti fidanë kanabisi, arrestohet 53-vjeçari në Mat

26/08/2020 10:02
Foto ilustruese

Një 53-vjeçar është arrestuar në Mat si autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “KURDARIA”, si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht:

Është vënë në prangat e Policisë shtetasi, M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Kurdari, bashkia Klos, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara fidanë të dyshuara kanabis .

Materialet procedurale në ngarkim të 53-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel