Oriola Marashi “çmend” Eros Grezdën e veshur me fustan nusërie, bën gjestin e papritur (FOTO)

26/08/2020 10:32

Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti, Eros Grezda, nuk e fshehin më dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Ata të dy marrin shpesh vëmendjen e të gjithëve me dedikimet që bëjnë në rrjetet sociale.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa futbollisti ka bërë një gjest që askush nuk e priste. Bukuroshja po punon për një set të ri në Cappadocia të Turqisë dhe ka publikuar disa video në rrjetet sociale e veshur me fustan nusërie.

E me këtë veshje të veçantë, duket Oriola ia ka “marrë mendjen” Erosit, i cili ka vendosur që ta ripostojë në “Instastory”-in e tij.

Madje futbollisti e shoqëroi videon me këngën “Un amor” të Gipsy King. Kjo është hera e parë që ai bën një postim të tillë, ndonëse herë pas here i lë komente mjaft të ëmbla Oriolës në postimet e saj.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA