Fotot/ Njihuni me parqet urbane më të bukura të Amerikës

26/08/2020 17:24

Njeriu çdo ditë e më shumë kupton se natyra është e rëndësishme dhe se pa të nuk do të kishte jetë.

“Parqet e qytetit nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për të lehtësuar stresin dhe ankthin, për të përmirësuar shëndetin tonë fizik dhe për t’u lidhur me natyrën dhe njëri-tjetrin,” thotë Diane Regas, presidentja e “Fondi për Hapësirat Publike” në Amerikë.

Aktiviteti në natyrë dhe ajri i freskët kontribuojnë në shëndetin fizik dhe emocional kështu që, sapo të zhduket pandemia dhe të kemi mundësi të udhëtojmë përsëri, shikoni disa nga parqet më të bukura në Amerikë që mund të vizitoni.

FOTO GALERI
7/10
PARKU I NEW ORLEANS Ky park prej 1300 hektarësh është një nga më të vjetrit që daton që nga 1854. Ka aktivitete pafund për fëmijët, ka vende të vjetra të pa restauruara si dhe muze arti. Pjesë të ndryshme të tij bëjnë një sfond të bukur për fotot e dasmave , por një surprizë e këndshme është lisi që këndon. Vizitorët ka të ngjarë ta dëgjojnë përpara se ta shohin këtë vepër arti nga Jim Hart, i cili përdori shtratin e një peme njëqind vjeçare për të instaluar materiale që bëjnë që nga lisi të dalë zhurma e erës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA