Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, policia arreston tre persona në Durrës

25/08/2020 08:43

3 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, njëri prej tyre i shpallur më herët në kërkim.

Tre shtetasit akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”. Janë vënë nën pranga shtetasit:

A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Është arrestuar gjithashtu shtetasi E.I. I shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe shtetasi K.U., I cili gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe ndalohet një 36-të vjeçar i shpallur në kërkim , për veprën penale ” Dhuna në familje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel